Karantina e pjesshme në Gjermani mund të zgjasë deri në fillim të pranverës 2021 nëse infeksionet nuk ulen, tha ministri i Ekonomisë Altmaier në një intervistë të publikuar të shtunën.
Altmaier tha për Die Ëelt deri në momentin kur infektimet do të bien në 50 të infektuar për 100 mijë banorë, nuk mendohet të lehtësohen masat kufizuese.
“Ne kemi 3, 4 muaj të gjatë dimri përpara. Me shumë gjasa masta do të qendrojnë në fuqi deri në muajt e parë të 2021”, citon Reuters nga intervista e ministrit.
Në fillim të nëntorit Gjermania vendosi masa të lehta kufizuese, ndërsa të mërkurën vendosi të shtrëngojë këto masa. Deri më në Gjermani vetëm shkollat janë të hapura.
Gjermania raportoi të shtunën 21, 695 raste të reja të konfirmuara me koronavirus, duke e cuar numrin në mbi 1 milionë raste në total.