Gjermania miraton teste Covid për përdorim në shtëpi

Nga Exit News
Gjermania miraton teste Covid për përdorim në shtëpi

Gjermania miratoi tre teste COVID-19 për përdorim në shtëpi s si pjesë e strategjisë së ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn për testimin masiv të popullsisë.

Ditët e fundit rastet e infektimit të Covid19 në Gjermani u rritën duke detyruar qeverinë të mbyllë për herë të tretë vendin deri më 7 mars.

Kancelarja Angela Merkel u ka thënë deputetëve se vetëm testet e shpejta dhe identifikimi në kohë i rasteve mund ta kthejë Gjermaninë në normalitet Brenda dhjetorit 2021, njofton Reuters.

Edhe vende të tjera të BE-së kanë miratuar përdorimin e testeve të shpejta në banesa për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së sëmundjes.

Në Austri, këto teste po përdoren në shkolla, dhe ato do të mund të blihen në farmaci që prej javës së ardhshme.

Në Angli, vullnetarët dhe policia këtë muaj shpërndanë kutitë e testimit COVID-19 në banesa në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mutacionit afrikan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>