Gjermania, €130 miliardë për të rindezur ekonominë

Nga Exit News
Gjermania, €130 miliardë për të rindezur ekonominë

Gjermania miratoi paketën prej 130 miliardë euro ndihmë për të rindezur ekonominë pas javëve të pandemisë, shkruan Politico.eu.

Në paketë përfshihet ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), nga 19 për qind në 16 për qind; një pagesë e vetme prej 300 euro për çdo familje që ka fëmijë; ndihmë për kompanitë e prodhimit të makinave elektrike.

50 miliardë euro do të investohen në zhvillimin e teknologjisë së transportit të pastër dhe makinave me emission të ulët.

Qeveria do të japë subvension për kompanitë e prodhimit të makinave elektrike dhe do të investojë 2,5 miliardë euro në ndërtimin e infrastrukturës së karikimit të makinave. Si dhe do të ketë një investim prej disa biliona eurosh në kompaninë e hekurudhave Deutsche Bahn.

Nga paketa e ndihmës financiare janë përjashtuar industritë e prodhimit të makinave me naftë dhe me benzinë. Drejtuesit e kompanive më të mëdha të makinave si Volkswagen, BMW dhe Mercedez Benz thanë se Gjermania “nuk duhet të harroj se pasuria ekonomike e vendit varet në një pjesë të madhe nga industria e makinave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>