Gjermania, BE-ja dhe Zvicra investojnë në menaxhimin e ujit në vend

Gjermania, BE-ja dhe Zvicra investojnë në menaxhimin e ujit në vend

Shqipëria ka siguruar një invetim prej 125,6 milion € nga Banka Gjermane për Zhvillim, Bashkimi Evropian dhe Zvricra për të ashtuquajturin Programin e Performancës dhe Investimeve në Sektorin e Ujit.

Lajmi u bë i ditur të hënën gjatë inagurimit të Zyrës së re të Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz.

Sipas njoftimit të ambasadës së BE-së në Shqipëri bëhet fjalë për një program kombëtar në fushën e menaxhimit të ujit, që do të përmirësojë infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Berat, Elbasan, Fier, Kamzë, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.

“Mjedisi duhet të bëhet një përparësi kryesore për qeverinë e re. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër dhe më të shëndetshme drejt BE-së!”  deklaroi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Ndërkohë, ambasadori gjerman Zingraf e cilësoi investimin “një program gjithëpërfshirës, i cili do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për gjysmën e popullatës urbane në Shqipëri”.

Ambasadori zviceran Adrian Maître, në fjalën e tij u shpreh:

“Mësuam nga gati dy dekada bashkëpunimi në këtë sektor se investimet në infrastrukturë nuk mjaftojnë: duhet edhe të fuqizohen ndërmarrjet ujësjellëse dhe të ndërtohen institucione efektive.”

Ndërkohë, kryeministri Rama paralajmëroi në të njëjtin aktivitet bashkimin e kompanive të Ujësjellës-Kanalizimeve në një shoqëri të vetme aksionere.

 

LEXO  Rama ironizon PD dhe LSI: Firmosin marrëveshje por garojnë veç e veç

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>