Gjermania do të përdor vaksinën J&J tek të gjithë të rriturit

Nga Exit News
Gjermania do të përdor vaksinën J&J tek të gjithë të rriturit

Gjermania do të përdorë vaksinën Johnson & Johnson për të gjithë individët e rritur, sipas një raportimi të Reuters.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, pasi Rregullatori Evropian i Barnave ua la dorë shteteve të vendosnin se si do ta administronin vaksinën.

Muajin e kaluar EMA shqyrtoi vaksinën për lidhje të mundshme me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.

Ajo doli në përfundimin se mpiksjet janë të lidhura me vaksinën, por ato janë shumë të rralla dhe, si në rastin e AstraZeneca-s, dobia e përdorimit të vaksinën tejkalon rreziqet.

“Me miliona doza të J&J që duhet të mbërrijnë në tremujorin e dytë të këtij viti, ka kuptim ta bënim vaksinën më të disponueshëm,” u shpreh Spahn.

Ai shtoi se të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç që dëshironin të vaksinoheshin, do t’u administrohej të paktën një dozë deri në fund të majit apo fillim të qershorit.

Spahn bëri me dije se Gjermania do të pres rreth 10 milion doza të vaksinës J&J deri në fund të tremujorit të dytë të vitit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>