Gjermania fillon javën e ardhshme hapjen e ekonomisë. Kancelarja Angela Merkel tha se të hënën do të hapen dyqanet e vogla, duke respektuar masat e distancimit social. Ndërsa shkollat, lajmëroi Kancelarja do të hapen më 4 maj.
Grumbullimi i qytetarëve në vende publike nuk do të lejohet deri në 4 maj, dhe qytetarët duhet të ruajnë distancën prej 2 metrash larg njëri-tjetrit.
duke nisur nga dita e hënë, dyqanet me hapësirë 800 metra katrorë do të hapen nëse zbatojnë masat e distancimit social dhe të higjenës. Gjithashtu qeveria këshillon përdorimin e maskave dhe të dorezave kur përdorin transportin publik, ose kur bëjnë pazar.
disa shkolla do të hapen gradualisht më 4 maj, duke nisur nga klasat e ulëta deri tek më të lartat.
Gjermania e ka menaxhuar më mirë se çdo vend tjetër krizën e koronavirusit. Vendi ka 132 mijë të infektuar dhe 3 890 të vdekur.