Gjermania do të rihapë kufijtë e saj në fund të qershorit për vendet jashtë BE-së, të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19, njoftoi qeveria gjermane të enjten, sipas The Guardian.
Duke filluar nga 25 qershori, shtetasit e këtyre vendeve mund të hyjnë në Gjermani për çfarëdo arsye, të tilla si turizmi ose studimi në një universitet, tha ministria e brendshme.
Aktualisht, vetëm lejohen të hyjnë në vend vetëm personat me motive të domosdoshme, raporton AFP.
Por udhëtarët do të duhet të jenë vaksinuar plotësisht të paktën 14 ditë para mbërritjes së tyre me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Gjermania ka parë një rënie të ndjeshme të rasteve Covid-19 në javët e fundit.