
Gjykata kushtetuese e Gjermanisë hodhi poshtë paditë kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore gjatë natës në zonat me infeksione të larta të Covid-19, raporton Reuters.
“Kjo nuk do të thotë që vendimi për ndalimin e qarkullimit është në përputhje me Ligjin Themelor,” tha gjykata në vendimin e saj, duke shtuar se gjyqtarët do të shikonin më nga afër çështjen, gjatë seancës kryesore.
Gjermania muajin e kaluar miratoi një ligj që i jep qeverisë së kancelares Angela Merkel më shumë kompetenca për të luftuar koronavirusin, duke përfshirë shtetrrethimin midis orës 22:00 dhe 05:00 të mëngjesit në rajone me nivele të larta infeksioni.