Gjermania i ofron 72 milionë euro Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin

Nga Exit News
Gjermania i ofron 72 milionë euro Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin

Minsitria e Financave në Kosovë ka njoftuar të mërkurën se Gjermania ka ofruar 72.1 milionë euro për Kosovën.

Gjermania ka ofruar këtë ndihmë për bashkëpunim mes dy vendeve, prej të cilave 12.2 milionë janë për asistencë teknike dhe 59.9 milionë për asistencë financiare.

Në dy vitet e ardhshme, Gjermania do të fokusojë këto investime në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, procesin e reformave të integrimit evropian, dhe në investime në energji e efiçencë të energjisë, ka njoftuar Ministria e Financave.

Ambasadori Jorn Rohde është shprehur se Gjermania do vazhdojë mbështejen ndaj Kosovës.

“Gjermania është donatori më i madh bilateral dhe investitori i huaj më i madh në Kosovë. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave që e bëjnë atë të përshtatshme për një të ardhme në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

“Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, ku fokusohemi në mbështetjen e arsimit profesional dhe zhvillimit të bizneseve. Gjermania po ashtu do të vazhdojë me investime domethënëse në infrastrukturën publike në Kosovë, duke u fokusuar në energji, kanalizim, dhe trajtimin e mbeturinave”, shtoi ambasadori.

Ai u shpreh se fokusi do të jetë në mbështejen e arsimit profesional dhe zhvillimi i bizneseve.

“Gjermania po ashtu do të vazhdojë me investime domethënëse në infrastrukturën publike në Kosovë, duke u fokusuar në energji, kanalizim, dhe trajtimin e mbeturinave”, ka thënë ambasadori.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se qeveria e Kosovës është duke punuar për transformimin e ekonomisë dhe ndërtim të institucioneve në linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes projekteve kyçe infrastrukturore ka ndikim tejet të madh në përmirësimin e kualitetit të jetës për qytetarët e vendit tonë, dhe në emër të Qeverisë zotohem që do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha me prioritet dhe t’i përmbahemi obligimeve që rrjedhin nga ato projekte”, ka thënë ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>