Përgjegjësi për marrëdhëniet transatlantike në qeverinë gjermane, Peter Beyer ka kërkuar përfshirjen e Bashkimit Europian në takimin e 27 qershorit mes Kosovës dhe Serbisë të drejtuara nga Washingtoni.
I dërguari i presidentit Trump, Richard Grennell njoftoi takimin e përfaqësuesve të dy vendeve në Amerikë, ku Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për këtë proces nuk do të marrë pjesë.
“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 27 qershor, por ajo që dimë ne është se BE nuk do të jetë aty. Prandaj, unë kërkoj nga SHBA që të ftojnë në Washington edhe të ngarkuarin e BE-së Miroslav Lajçak.” – tha Beyer sipas Deutsche Welle.
Ai kritikoi Grenell për ‘betejën e hapur që zhvillon në Tëitter me BE-në” si dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti të mos pranojë marrëveshje të pista.