Gjermania ka vendosur të vaksinojë të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart deri në fund të gushtit, sipas një draft dokumenti të ministrisë së shëndetësisë gjermane, të parë nga Reuters. Më shumë se 40% të popullsisë, rreth 83 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë.
Disa shkencëtarë thonë se, për shkak të mungesës së të dhënave për efektet afatgjata, mund të jetë më mirë të vaksinohen vetëm adoleshentët.
SHBA-të, ndërkohë e kanë nisur vaksinimin e fëmijëve 12 vjeç e sipër me vaksinën Pfizer.