Inteligjenca ruse është po aq aktive në Gjermani sa ishte “gjatë kohës së Luftës së ftohtë”, tha kreu i agjencisë së inteligjencës së Gjermanisë (BfV) në komentet e botuara nga gazeta gjermane Welt am Sonntag, raporton Deutche Welle.
Drejtuesi i BfV Thomas Haldenwang tha se Kremlini ka “interes për të spinuar Gjermaninë në pothuajse të gjitha fushat, kryesisht në ekonomi e politik”.
“Rusia ka rritur ndjeshëm aktivitetin e saj,” u shpreh Haldenwang për gazetën gjermane. “Deri më tani, ne kemi njohur vetëm spiunimin e kryer gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.”
Haldenwang tha se Rusia po përdorte agjentë për të “vendosur kontakte me deputetë e persona të rëndësishem në politikë”.
“Metodat e Moskës po bëhen më të ashpra dhe me mjete më brutale”, shtoi eksperti i inteligjencës, duke përmendur vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin në vitin 2019, për të cilën agjencia ka fajësuar qeverinë ruse.
Bruno Kahl, president i agjencisë së inteligjencës së Gjermanisë për jashtë vendit (BND), tha se Gjermania duhet “të mendojë për vendet e tjera që duan të forcohen në ekonomi e ndikim politik”.
Duke iu referuar Kinës dhe Rusisë, Kahl tha, “Po bëhen përpjekje me të gjitha metodat e mundshme për të siguruar përparësi”, dhe “për të ndezur keqkuptimet midis shteteve të zhvilluara”.