
Një kërkim i Universitetit Veterinar Mjeksor në Hannover në Gjermani ka treguar sukses në trajnimin e qenve për të nuhatur virusin Covid–19.
Në bashkëpunim me ushtrinë gjermane, tetë qen pasi u trajnuan për rreth një javë, arritën të identifikojnë mostrat e infektuara me koronavirus në 94% të rasteve.
Hulumtuesit deklaruan se kërkimet mund të ndihmojnë në identifikomin e përhapjes së infektimit në zona publike si aeroporte apo në ngjarje sportive.