Partia qeverisëse e Gjermanisë, CDU, do të zgjasë me dy vjet skemën e emigrimit të ligjshëm në Gjermani përmes punësimit, për qytetarët e Ballkanit, por do të ulë numrin e tyre, në 15 mijë në vit, raproton Deutche Welle.
Zëdhënësi i Bundestagu, Mathias Middelberg, i tha gazetës gjermane Welt am Sonntag se: “Ne jemi në një rënie ekonomike dhe 600 mijë punonjës më shumë se viti i kaluar janë të papunë. Dhe nuk kemi mundësi të lejojmë skemën e punonjësve të Ballkanit Perëndimor të pandryshuar”.
Kjo skemë u miratua në vitin 2016 si përpjekje për të ulur numrin e azilantëve nga vendet e sigurta të origjinës si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veritu dhe Kosova.
Ligji i mundësonte punonjësve të pakualifikuar të emigronin ligjërisht nëse ata mund të tregonin se kishin gjetur një punë në Gjermani.
Gjatë vitit 2019, 27 mijë punonjës hynë në Gjermani përmes kësaj rregulloreje, afati i të cilës do të përfundojë këtë vit.
Punonjësit e pakualifikuar të vendeve të Ballkanit janë shumë të rëndësishëm për sektorin e ndërtimit, turizmit dhe infermierisë.
Gjatë pandemisë numri i punëtorëve të huaj të papunë u rrit me 24 përqind, 840 mijë të papunë që nga marsi, sipas Agjensisë Federale të Punësimit.