Gjermania zgjat masat bllokuese deri më 31 janar

Nga Exit News
Gjermania zgjat masat bllokuese deri më 31 janar

Gjermania ka zgjatur afatin e masave bllokuese kundër COVID-19 deri në fund të muajit janar dhe ka vendosur kufizime të reja në zonat ku ka përhapje më të lartë të koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë ranë dakord të martën për të zgjatur me tre javë bllokimin që u vendos në 16 dhjetor.

Familjet do të lejohet të presin vetëm një vizitor në Gjermani ndërsa stafi dhe vizitorët e shtëpive të kujdesit do të kërkohet që të kryejnë teste të shpejta paraprakisht.

Një rregull i ri, që kufizon lëvizjen e njerëzve deri në 15 kilometra nga shtëpitë e tyre, do të zbatohet për bashkitë që regjistrojnë më shumë se 200 infeksione të reja për 100,000 banorë brenda një jave. Kjo masë do të prekë mbi 70 komuna, kryesisht në shtetet lindore gjermane si Saksonia, Saksonia-Anhalt dhe Thuringia.

Gjermania hyri në një bllokim kombëtar para Krishtlindjeve por masat ende nuk kanë dhënë rezultat pasi infektimet janë në rritje.

Merkel dhe kryeministrat e vendit do të takohen përsëri në 25 janar për të vendosur nëse bllokimi do të duhet të zgjatet përsëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>