Gjiknuri i përgjigjet PD dhe LSI, kërkesat tuaja i kemi miratuar në Këshillin Politik

Nga Exit News
Gjiknuri i përgjigjet PD dhe LSI, kërkesat tuaja i kemi miratuar në Këshillin Politik

Damian Gjiknuri nuk e pranoi kërkesën e PD dhe LSI-së për të diskutuar për 6 çështje të tjera të reformës zgjedhore. Ai tha se ato janë miratuar në Këshillin Politik më parë.

“Janë disa pika si ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR”, tha Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>