Gjiknuri pranon se listat nuk janë të hapura

Nga Exit News
Gjiknuri pranon se listat nuk janë të hapura

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik pranon se propozimi i PS është me lista të mbyllura dhe jo me lista të hapura sikurse e kanë propaganduar gjatë gjithë kohës.

Në një intervistë për gazetarin Denis Dyrnjaja, në Top Talk, tha se listat e hapura 100%, do të sjellin “shkatërrim të përfaqësimit dhe do të jetë zhgënjimi më i madh i të gjithë shqiptarëve”.

“Ndryshe me variante totalisht ajo që quhet pa asnjë lloj formule ndarëse, pra mjafton me 500 vota po të erdhi radha zgjidhesh. Ajo do të sjellë një destabilitet, shkatërrim të përfaqësimit dhe do të jetë zhgënjimi më i madh i të gjithë shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë si bëheshin zgjedhjet për këshillat e komunave, kur të gjithë bridhnin me letra në xhep”, tha Gjiknuri.

Ai tha se propozimi i PS-së për listat e mbyllura të kandidatëve është “formulë shumë stabël do të bëjë të ruhet një nivel i mirë përfaqësimi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>