Gjykata e Krimeve dhe Kundër Korrupsionit, GJKKO caktoi gjyqtarët Nertina Kosova, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, për gjykimin e çështjes së ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ish-Pryeprokurori i Përgjithshëm ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin për dënimin me burg dhe sekuestrimin e pronave nga Gjykata e Shkallës së parë, sipas medias.
Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, më 20 maj. Gjykata vendosi sekuestrimin e një apartamenti në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në emër të Llallës.
Ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA-të me arsye e veprave të korrupsionit në poste publike.