Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për drejtorin e IKMT Dibër, Lutfi Miftari dhe Eljo Elezin, administrator i një kompanie kromi
Miftari dhe Elezi u arrestuan me urdhër të SPAK të premten pasi administratori i kompanisë “H4 CHROM” dyshohet se i ka dhënë 50 mijë lekë të reja drejtorit të IKMT-së Dibër në këmbim që ky mos të fillonte procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt.
Një grup kontrolli i IKMT kishte konstatuar se kompanisë i mungonte leja mjedisore dhe dokumente të tjera sipas policisë.
Pas arrestimit, policia gjeti sekuestroi në banesën e Miftarit mbi 30 mijë euro.
Dy të arretuarit akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.