
Policia ka gjobitur 87 qytetarë, mes të cilëve dhe liderët e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, pasi kanë shkelur masat e ndalimit të qarkullimit, duke kaluar natën tek Teatri Kombëtar.
Policia ka gjobitur 40 qytetarë për mbrëmjen e 14 majit dhe 47 qytetarë për mbrëmjen 15 majit, pasi “i ka konstatuar ata në harkun kohor 20:00 – 24:00, të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar”. Përveç gjobave, atyre i është hequr dhe leja e drejtimit të automjetit.
Artistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe përfaqësuesit e opozitës janë shprehur të vendosur për të qëndruar gjatë gjithë kohës tek teatri, pavaërisisht gjobave dhe kërcenimeve të policisë.