
Policia e Korçës gjobiti me 1 milionë lekë dy lokale pasi vijuan aktivitetin pas orës së ndaluar dhe nuk respektuan masat kundër Covid-19.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se janë gjobitur E. Sh. pasi zhvilloi restorantin e tij, një aktivitet festiv, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe M. Z. pasi ushtroi aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Policia i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid-19.