
Policia e Durrësit gjobiti dy pronarë lokalesh për shkelje të rregullave kundër Covid-19 me 1 milionë lekë.
Sipas njoftimit, policia gjobiti F. N., pronar i një lokali në lagjen nr .16, Durrës dhe A. T., pronar i një lokali në lagjen nr.10.
Ata kishin vijuar aktivitetin pas orës 20:30.
“Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.”
Policia i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.