Një pronar lokali në Berat u gjobit për shkak të vazhdimit të punës pas orës së bllokimit, 22:00. Policia e Beratit njoftoi të martën se personi u gjobit me 1 milionë lekë.
“Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.”
Policia i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respetojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Qeveria vendosi në muajin nentor vendosjen e orës policore, sipas të cilës askush nuk lejohet të dalë nga banesa pas orës 22:00. Personat që duan të dalin pas kësaj ore mund të kërkojë leje kështu.