Gjonaj e cilëson provë të funksionimit të drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit Kuqo

Nga Exit News
Gjonaj e cilëson provë të funksionimit të drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit Kuqo

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar si provë të funksionimit të sistemit të drejtësisë, shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo nga KLGJ.

Të enjten Gjonaj ka inkurajuar Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve të ngjashme si e Kuqos.

Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së”, ka pohuar Gjonaj në Facebook.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi të enjten nga detyra gjyqtarit Markelian Kuqo.

Kërkesa për shkarkim erdhi nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili argumentoi se vendimi i Kuqo për lirimin e Gerd Gjeneralit cenon figurën e gjyqtarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>