Gjoni akuzon Ramën: Po merr masa për biznesin vetëm se afrojnë zgjedhjet

Nga Exit News
Gjoni akuzon Ramën: Po merr masa për biznesin vetëm se afrojnë zgjedhjet

Deputeti Ralf Gjoni ka akuzuar kryeministrin Rama se po merr masa për të ndihmuar biznesit e vogël vetëm për shkak se po afrohet fushata elektorale.

Duke diskutuar në kuvend për projektligjin mbi TVSH-në, Gjoni u shpreh:

“Kjo nuk është masë për të përballuar krizën, por shembull i minimasave në nivel mikro që ju po merrni në prag të fushatës.”

Ai tha se biznesi i vogël po shkon drejt falimentimit, pasi qeveria Rama nuk e menaxhoi mirë pandeminë e Covid-19:

“Rama s’ka asnjë plan të mirëmenduar për t’i bërë ballë krizës mbarësociale që po vjen në 2021.”

Sipas Gjonit, kryeministri Rama ndërron vazhdimisht mendje për masat që duhet të marrë dhe nuk i ka ato të bazuara në strategji të mirëmenduara:

“Kush e bën këtu që ndërron mendjen, njëherë ashtu, pastaj kështu përveç Ramës? Ndërron mendje si me hënë ai.”

Lidhur me debatin e vazhdueshëm mes Ramës e Metës, Gjoni tha se është i sajuar, pasi në të vërtetë ata janë shokë të vjetër dhe se të dy duhet të largohen nga politika:

“Merret vetëm me Ilir Metën. Ju shokë të vjetër socialistë Edi dhe Ilir po ju them: Na lodhët! Ka ardhur koha të largoheni nga politika! Meta t’i shërbente emrit dhe kontributit që ka pasur, duhet të ishte dorëhequr. Edhe Rama të tregojë minimumin e dinjitetit dhe të dorëhiqet para zgjedhjeve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>