
Gjykata Administrative e Durrësit vendosi sot pezullimin e punimeve për ndërtimin e “Velierës”. Vendimi i gjykatës është dhënë pas padisë së bërë nga qytetarët aktivistë që kundërshtuan punimet e “Velierës”.
Arsyeja e vendimit është se muret e zbuluara gjatë gërmimeve në vendin ku po kryhen punimet dyshohet se i përkasin periudhës bizantine.
Qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë projekt, duke u shprehur se projekti rrezikon të betonizojë trashëgiminë kulturore në Durrës.