Gjykata administrative rrëzon koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit

Gjykata administrative rrëzon koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi të premten një padi nga kompanitë AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit, për mospranimin e raportit të vleresinimit mjedisor (VNM), ose ndryshe shfyqizimin e deklaratës negative mjedisore.

Një nga arsyet e cituara nga Ministria në vlerësimin e saj ishte se raporti i Ndikimit në Mjedis ishte i paplotë dhe nuk ishin zhvilluar konsultimet e nevojshme me banorët e zonës.

Këto janë edhe dy nga kushtet e nevojshme për miratimin e një projekti që ka ndikim në mjedisin ku do të ndërtohet.

Lajmi u bë i ditur nga organizata ambientaliste EcoAlbania, e cila shkruan se së bashku me EuroNatur, Riverwatch dhe 38 banor të zonës mbështetën në provë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Në shtator 2020, Kryeministri Edi Rama shkroi se HEC-et në Vjosë nuk do të ndërtoheshin.

Tre muaj më vonë, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga ai, miratoi kufijtë e rinj të zonave të mbrojtura.

Vendimi i hapi rrugën ndërtimit të HEC-eve në Poçem dhe Kalivaç, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar pasi ishin në proces gjyqësor.

Mundësia e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë ka nxitur një fushatë të fortë advokimi, që ka marr përmasa ndërkombëtare.

Dhjetë fitues të çmimit “Right Livehood Aëard” iu drejtuan me letër të hapur Bashkimit Europian me një kërkesë të tillë.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huajatë cilat kërojnë shpalljen e tij si Park Kombëtar.

Fushata agresive e viteve të fundit mendohet të ketë detyruar Minsitrinë e Mjedisit të mos lëshojë VNM-në, siç ka vepruar dhjetra herë më parë në të njëjtat kushte.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>