Leonardo DiCaprio i bën thirrje qeverisë shqiptare të anullojë ndërtimin e hidrocentraleve  në Vjosë

Leonardo DiCaprio i bën thirrje qeverisë shqiptare të anullojë ndërtimin e hidrocentraleve  në Vjosë

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio përmes një postimi në rrjetin Twitter ka bërë sërish thirrje për mbrojtje të Lumit Vjosa nga hidrocentralet që janë planifikuar të ndërtohen aty.

Thirrja u bë në kuadër të publikimit të filmit me metrazh të shkurtër  “Vjosa Forever”, krijuar nga organizata europiane për mbrojtjen e lumenjëve në bashkëpunim me aktivist e banor vendas.

DiCaprio u ka kërkuar ndjekësve të firmosin peticionin që i kërkon qeverisë shqiptare  jo vetëm të anullojë projektet e hidrocentraleve, por ta shpall zonën Park të Mbrojtur Kombëtar.

Lumi Vjosa, speciet e tij dhe mjetet e jetesës që varen prej tyre janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të shkatërrimit nga digat. Shikoni Vjosa Forever me@ Patagonia dhe nënshkruani peticionin për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të mbështesë #VjosaN NationalParkNow: http://bit.ly/307bWpl

Filmi është një kronikë e luftës së vazhdueshme për të siguruar të ardhmen e këtij sistemi lumor dhe shpresa e krijimit të një Parku Kombëtar Vjosa (i pari i këtij lloji në Evropë).

Kjo nuk është hera e parë që aktori advokon për mbrojtjen e lumit.

Qysh kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>