Gjykatësja Enkeleda Hoxha u dënua me burg nga Gjykata e Krimeve Kundër Korrupsionit, ditën e shtunë.
Pas seancës gjyqësore, avokati i saj Ardian Visha e quajti të padrejtë masën “arrest me burg”, pasi gjyqtarja ka një fëmijë të mitur dhe një fëmijë të sëmurë.
“Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane, që ligji është i detyruar t’i respektojë, të fëmijës autik dhe fëmijës së mitur. Është një nënë që rrit dy fëmijë e vetme”, deklaroi avokati Vishaj.
Gjyqtarja u arrestua dy ditë më parë nga SPAK me akzuën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.
Personat e tjerë të arestuar nga SPAK janë:
Avokat Aldo Tabaku
Sekretare gjyqësore Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi