Gjykata e Apelit lë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Hoxha

Nga Exit News
Gjykata e Apelit lë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Hoxha

Gjykata e Krimeve të rënda të Apelit ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha. Hoxha ka kërkuar lirimin e saj per tu kujdesur për femijë.

Ajo u arrestua në shkurt 2021, sëbashku me 10 persona të tjerë për lirimin e të burgosurve të rerzikshëm në shkëmbim të rryshfetit.

Gjyqtarja Hoxha u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesë të ILD-së, pas arrestimit të saj.

Ajo njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>