Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm biznesmenin e naftës Rezart Taçin, për akuzën e mospagimit të taksave dhe pastrimit të parave.
Prokuroria shqiptare filloi një hetim për zotin Taçi në vitin 2013. Ai u akuzua për mashtrim, fallsifikim dhe vjedhje ndaj një furnitori të huaj. Dyshohet se dëmi i shkaktuar prej kompanisë së zotit Taçi ishte më shumë se 20 milionë euro.
Në vitin 2016, policia i sekuestroi Zotit Taçi shumën prej 1.3 milionë dollarë, gjendur në llogaritë e tij bankare.
Aktualisht, Zoti Taçi ndodhet jashtë Shqipërisë.