Gjykata e Berlinit rrëzon shtetrrethimin e vendosur nga qeveria për bare dhe restorante

Nga Exit News
Gjykata e Berlinit rrëzon shtetrrethimin e vendosur nga qeveria për bare dhe restorante

Një gjykatë në Berlin ka pezulluar vendimin e qeverisë për mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Qeverisja vendore e Berlinit vendosi shtetrrethim gjatë natës nga ora 11:00 deri në 6 të mëngjesit për të ulur numrin e infektimeve të reja një javë më parë.

Gjykata tha se nuk kishte asnjë provë që baret dhe restorantet që u përmbahen rregullave të mbajtjes së maskave dhe distancës shoqërore kontribuan në ndonjë rritje të normave të infeksionit.

Vendimi ishte si përgjigje e veprimit ligjor të sjellë nga 11 pronarë restorantesh të cilët kundërshtuan shtetrrethimin, por jo një ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 23:00.

Gjermania, si vendet e tjera në të gjithë Evropën, po merret me një rritje të mprehtë të infeksioneve të koronavirusit. Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive raportoi një numër ditor të më shumë se 7,300 rasteve të reja të Premten.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>