Gjykata e Korçës shfuqizoi masën disiplinore ndaj ish kreut të Bandës së Vlorës, Zani Caushit.
Sipas BalkanWeb, këshilli disiplinor i burgut të Korçës vendosi një masë ndaj Caushit. Mbeten të paditura arsyet e kësaj mase.
Ndërkohë Caushi është në pritje të zhvillimit të seancës për llogaritjen e viteve të burgimit.
Në Korrik Zani Caushi kërkoi të lirohej me kusht për shkak se ka fëmijë të mitur dhe ka gjetur një vend pune.
Kodi Penal parashikon se lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm jepet kur kanë kryer tre të katërtat e dënimit, të jetë sjellë mirë në burg si dhe ka arsye të veçanta si puna apo fëmijë të mitur etj.