Gjykata e Lartë e SHBA vendos pro shqyrtimit të të dhënave tatimore të ish- Presidentit Trump

Nga Exit News
Gjykata e Lartë e SHBA vendos pro shqyrtimit të të dhënave tatimore të ish- Presidentit Trump

Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka hedhur poshtë përpjekjet e Donald Trump për të bllokuar sigurimin e të dhënave të tij tatimore nga një prokuror i Nju Jorkut.

Urdhri i Gjykatës së Lartë i ditës së sotme i hapi rrugën Cyrus Vance, prokurorit të rrethit të Manhattan-it, për zbatimin e një urdhëri për shyrtimin e pasqyrave tatimore të Trump.

Gjithsesi, regjistrat e taksave nuk ka gjasa të bëhen publike së shpejti, pasi janë pjesë e hetimit të prokurorit të rrethit ndaj Trump dhe Organizatës Trump. Ky hetim u hap në 2018, pas dyshimeve se ish-avokati i Trump, Michael Cohen, kishte paguar dy gra në mënyrë që ato të heshtnin mbi marrëdhëniet jashtëmartesore që kishin pasur me ish-Presidentin.

Sipas zhvillimeve të fundit në gjykatë, Vance tani po heton mbi mundesinë e mashtrimeve bankare, tatimore dhe ato të lidhura me sigurimet nga ana e Organizatës Trump. Kjo organizatë përbën koleksionin e investimeve të pasurive të paluajtshme dhe bizneseve të tjera të drejtuara nga familja e ish-presidentit.

Trump kishte kohë që kundërshtonte lëshimin e deklaratave të tij tatimore, duke pretenduar qysh në 2015 se nuk mund t’i bënte publike ato, pasi ishin nën auditim nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave. Ky i fundit u shpreh në vijim se nuk kishte asnjë rregull që ndalonte publikimin e deklaratave tatimore që ishin ende nën auditim.

Vendimi i së hënës i Gjykatës së Lartë shënoi herën e dytë që gjykata më e lartë e SH.B.A.-së vendosi mbi këtë çështje.

LEXO  Rama për darkë në Dubai: Për një udhëtim pune

Korrikun e kaluar, gjykata u shpreh se Trump, presidenti i atëhershëm, nuk kishte imunitet nga hetimi penal në Manhattan. Ndërkohë, urdhrat e ngjashëm të lëshuar nga Kongresi, ku ligjvënësit demokratë ishin përpjekur prej kohësh të siguronin kopje të të dhënave të tij tatimore, u penguan nga kjo gjykatë.

Vendimi i fundit i shtohet problemeve ligjore në rritje me të cilat përballet ish-presidenti, edhe pas verdiktit shfajësues të Senatit në fillim të muajit, për rolin e tij në mësymjen e Kapitolit në 6 janar.

Nga ana e tij, ish-Presidenti amerikan pritet të rikthehet sërish në politikë duke marrë pjesë në takimin e konservatorëve republikan në Konferencën Konservative të Aksionit Politik në Florida, që pritet të mbahet më 28 shkurt.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme