Gjykata e Tiranës dënon me burg ish-efektivin e RENEAs

Nga Exit News
Gjykata e Tiranës dënon me burg ish-efektivin e RENEAs

Gjykata e Tiranës dënoi me burg policin e RENEA-s dhe personin Dedë Nimani, për trafikun e 1 kilogramë kokainë. Ndërsa u dënua me arrest shtëpie Luan Gaçi.

Gjate seancës gjyqësore Nimani u shpreh se shiste drogë për të jetuar.

Ai tregoi se kokainën e ka blerë në zonën e Plepave në Durrës:

“Kam marrë si taksi një të njohurin tim që quhet Luan të cilit nuk i kam treguar arsyen e vërtet dhe së bashku kemi shkuar deri në Plepa. Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj, per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rrugës së Ndroqit. Pasi e kam blerë drogën kam dalë në rrugë dhe që të mos bie ne sy, kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur një makine të cilës i kam bërë shenjë dhe ka ndaluar”.

Nimani morri të gjithë përgjegjësinë mbi vete:

“Kam hipur në këtë makinë, pakon e drogës e vura në bagazh sepse kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime. Në rrugë kur kam parë makinën e Luanit të ndaluar i kam thënë këtij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri në Tiranë do të vija me Luanin”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>