Gjykata kalon në arrest shtëpie dy të akuzuarit për vrasjen e Hekuran Billës

Nga Exit News
Gjykata kalon në arrest shtëpie dy të akuzuarit për vrasjen e Hekuran Billës

Gjykata e Tiranës vendosi të hënën ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për dy të akuzuarit e vrasjes së Hekuran Billës në qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë.

Viktor Marku dhe Sebastian Mali u liruan nga qelitë pasi përfundoi afati i paraburgimit dhe në një vit prokuroria nuk paraqiti prova për të vërtetuar përfshirjen e tyre në vrasje.

Viktor Marku dyshohet si vrasësi i Billës ndërsa Sebastian Mali akuzohet se ka ndihmuar në sinjalizimin dhe largimin e autorit.

Ata janë të afërmit e Prel Markut të vrarë në Britani nga Billa, në 2006.

Hekuran Billa u ekzekutua në një atentat, më 11 qershor rreth orës 22:00, në zonën e Komunës së Parisit, pranë Qendrës Kristal në Tiranë.

Për këtë çështje u arrestua edhe Adiola Lakra, një 26-vjeçare që dyshohet se nxorri në pritë Billën. Ajo u la e lirë nga gjykata në qershor ndërsa për dy të dyshuarit kryesore prokuroria kërkoi zgjatje të afatit të paraburgimit me tre muaj.

Megjithatë, gjatë këtyre tre muajve nuk është paraqitur asnjë provë e re duke bërë që gjykata të dërgojë në “arrest shtëpie” dy të akuzuarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>