(Përditësuar) Ekzekutohet një 40 vjeçar tek Komuna e Parisit në Tiranë

Nga Exit News
(Përditësuar) Ekzekutohet një 40 vjeçar tek Komuna e Parisit në Tiranë

Një 40 vjeçar i quajtur Hekuran Billa u ekzekutua në një atentat, të enjten rreth orës 22:00, në zonën e Komunës së Parisit, pranë Qendrës Kristal në Tiranë.

Viktima, i njohur gjithashtu me emrin Herald Bilali, është qëlluar nga afër me pistoletë me silenciator, brenda makinës së tij BMW X6 ndërsa ishte në lëvizje.

Dia media kanë raportuar se viktima ka kryer një vrasje në Angli dhe atentati mund të lidhet me këtë vrasje.

Nuk ka ende asnjë të dhënë rreth autorit apo autorëve të atentatit.

 

5 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme