
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, shprehet se Shqipëria ka plotësuar tashme listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Në një reagim për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, komisioneri përshëndet këtë arritje si pjesë e reformës në drejtësi.
“Lajm i shkëlqyeshëm nga Shqipëria! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konfeences se pare nderqeveritare”, shkruan Varhelyi.
Për Gjykatën Kushtetuese janë shprehur më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, Soreka dhe ai gjerman, Peter Zingraf.