Gjykata Kushtetuese shfuqizon kompetencat e policisë për të përgjuar qytetarët pa lejen e prokurorisë

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese shfuqizon kompetencat e policisë për të përgjuar qytetarët pa lejen e prokurorisë

Policia e Shtetit nuk do të mund të mbikqyrë dhe gjurmojë qytetarët pa lejen e prokurorisë dhe gjykatës.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot këto kompetenca të policisë që iu dhanë nga Kuvendi me propozim të qeverisë vitin e kaluar.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në ligjin ‘për Policinë e Shtetit” kufizojnë të drejtën kushtetuese të jetës private, pasi nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit. Në arsyetimin e GJK thuhet se kemi të bëjmë me cënim të sigurisë juridike dhe koherencës së rendit juridik.

Në shkurt 2021, Avokati i Popullit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë kompetencat ligjore të policisë, të cilat i japin të drejtë të mbikqyrë dhe gjurmojë qytetarët.

Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Me 24 nëntor Presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin, me argumentin se shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësinë e prokurorisë.

Më pas shumica socialiste u tërhoq ky propozim duke parashikuar se policia nuk do të përgjojë por vetëm do të mbikqyri.

Exit shkroi më parë në një artikull se ky projektligj jo vetëm shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë kompetencat e prokurorisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>