Gjykata lë në burg Agim Kajmakun

Nga Exit News
Gjykata lë në burg Agim Kajmakun

Gjykata e Tiranës la sot në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.

Kajmaku, i cili ndodhet në arrati, përmes avokatëve kishte kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, por në seancën e sotme, avokatët nuk janë paraqitur. Kështu, gjykata rrëzoi kërkesën.

Exit News rendit kronologjinë e çështjes Kajmaku:

5 gusht 2019– Agim Kajmaku betohet si Kryetar i Bashkisë Vorë

22 gusht – PD denoncoi se Kajmaku kishte fshehur një ndjekje penale për falsifikim parash në Greqi

29 gusht – PD publikoi dokumenta që konfirmonin pretendimet

13 shtator – Gjykata e Janinës shpall të pafajshëm Kajmakun për akuzën e falsifikimit të parave

28 tetor – Prokuroria konfirmoi pretendimet e PD-së

1 nëntor – KQZ shkakron Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit

6 nëntor – Kajmaku kallëzohet për falsifikim dokumentash në shkarkimin e ish-vartësve të tij

11 nëntor – Prokuroria lëshon urdhër arrest për Kajmakun

12 nëntor – Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë

16 nëntor – Kajmaku apeloi vendimin dhe masën e sigurisë

21 nëntor – Gjykata e Apelit lë në fuqi të njëjtën masë dënimi

Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë. Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Më 17 janar, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun Kajmaku, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Akuzat që rëndojnë mbi Kajmakun janë ‘falsikimi i vulave’, ‘falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘kryerja e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>