Gjykata e Pogradecit vendosi arrest me burg për 30 ditë për Mariglen Topuzin njëri nga 4 autorët e atentatit me armë zjarri kallashnikov, të shtunën, në mëngjes në drejtim të Hotel Voloreka, në Pogradec.
Ndërkohë që avokati i Topuzit pohoi se prokuroria nuk ka prova për akuzën ndaj Topuzit.
Policia njoftoi të mërkurën arrestimin e Ilir Berberit 52 vjeç, Ilir Meçollit 22 vjeç, Ardian Xhutit 29 vjeç dhe Elvir Haxhisë 32 vjeç.
Të shtunën autorët kanë qëlluar në drejtim të dhomës së hotelit ku flinte djali i pronarit të hotelit, i cili fatmirësisht shpëtoi. Ky ishte sulmi i dytë i kryer në këtë hotel brenda një jave, nga të njëjtët persona