Gjykata lë në burg bandën Shullazi

Nga Exit News
Gjykata lë në burg bandën Shullazi

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të mbajë në paraburgim grupin e Emiljano Shullazit. Mediat raportojnë se grupi prej 5 anëtarësh kishte kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Kërkesa argumentohej me faktin se masën e kishte dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila prej dhjetorit është shpërbërë. Me reformën në drejtësi tani është formuar Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, e cila ka vendosur të mos e ndryshojë.

Në vitin 2018 Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u dënuan me 55 vite burg – 14 vite vetëm për Emiljano Shullazin – me akuzat: grup i strukturuar criminal, shkatërrim pronash me eksploziv, marrje prone nën kërcënim dhe dhunë ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërcuku.

Çështja është apeluar dhe prej janarit 2019 grupi mbetet në paraburgim. Procesi është shtyrë vazhdimisht prej rreth 20 seancash. Më herët në shtator 2019, për mungesë provash, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pastrim parash.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>