
Gjykata e Dibrës dënoi me burg, të shtunën, Denis Xholin, jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç.
Ata akuzohen për korrupsion pasiv në zgjedhje.
Më 22 prill, Policia gjeti 5 milionë lek në makinën e dy shtetasve.
Makina u ndalua nga mbështetës të PD dhe LSI, pasi dyshuan se personat po përpiqeshin të blinin vota.