Gjykata lë në burg infermieren, akuzohet për vjedhjen e portofolit të pacientit

Nga Exit News
Gjykata lë në burg infermieren, akuzohet për vjedhjen e portofolit të pacientit

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për infermieren, Ronida Hysi, e cila  dyshohet se ka vjedhur portofolin e një pacienti me Covid-19.

Rasti u bë publik pak javë më parë në emisionin ‘Stop’. I biri i pacientit, i cili më pas ndërroi jetë, tha se nga portofoli i të atit janë marrë rreth 20 mijë lekë, ndërsa nga karta e tij e bankës janë tërhequr 60 mijë lekë, gjatë ditëve që pacienti ka qenë i intubuar.

Pas verifikimit të kamerave në bankomatët ku ishin tërhequr parat,ë është indentifikuar infermierja e spitalit.

Hetimet ndaj saj po kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Ajo akuzohet për ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>