Gjykata liron tjetër anëtar të bandës së Durrësit

Nga Exit News
Gjykata liron tjetër anëtar të bandës së Durrësit

Përveç Endrit Dokles, rezulton se gjykatat kanë liruar përpara kohe edhe Sardian Sulejmanin, tjetër ish-anëtar ky i bandave të Durrësit.

Gazetari Elton Qyno raportoi për Shqiptarja.com se Serdian Sulejmani është liruar që më 11 tetor të vitit 2019 edhe pse akuzohej për të njëjtat krime si Dokle.

Gazetari Qyno thotë se gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota ka pranuar kërkesën për ta liruar Sulejmanin me kusht edhe pse atij i kishte mbetur edhe më shumë se 4 vite burg për të kryer nga dënimi prej 25 vitesh. Kushti i lirisë për Sulejmanin është që ai të mos shoqërohet me ish-të dënuar. Arsyetimet e lirimit ishin se kishte sjellje të mirë dhe se babai i jetonte i vetëm.

Sardian Sulejmani është dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg për akuzat: 2 përpjekje për të vrarë Lulzim Berishën – atentate të ndorhura në gusht 2005 – dhe për vrasjen Avni Gashit në tetor 2005.

Me këto akuza është dënuar edhe Endrit Dokle, pasi kanë qenë bashkë punëtorë. Ashtu si për rastin e Dokles, edhe për Sulejmanin Prokuroria ka apeluar lirimin e tij.

Ky është një nga dhjetëra rastet e viteve të fundit ku ish-anëtarë bandash janë liruar duke përfituar lehtësime nga sistemi i drejtësisë. Opozita i ka denoncuar këto lirime si lirime nën garanci të shtetit për t’u përdorur më pas në fushatat zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>