Në 10 korrik u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative Tiranë mbi kërkesën e studentëve për pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Por, Gjykata vendosi të mos shprehet mbi kërkesën për pezullim, edhe pse ky është një detyrim ligjor.
Seanca e rradhës për vlerësimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve në UT u caktua në 18 Shtator, ndërsa Ministria ka vendosur që zgjedhjet të mbahen në 30 Korrik.
Studentët janë shprehur të vendosur për t’i shkuar deri në fund procesit gjyqësor duke kërkuar që zgjedhjet në UT të shpallen të pavlefshme.