
Gjykata Administrative ka hedhur poshtë kërkesën e Eugen Papandile, për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që përjashtonte Papandilen nga gara për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
KED e përjashtoi Papandilen me 23 nëntor sëbashku me Zhaklina Peton dhe Ilir Haznedarin.
Papandile është aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Kjo ishte hera e dytë që Papandile i drejtohej gjykatës. Më herët Gjykata administrative e Apelit e riktheu në garë atë duke shfuqizuar vendimin e KED.