Gjykata sekuestron pasuritë e Bledar Seferit, anëtar i bandës shqiptaro-italiane të drogës

Nga Exit News
Gjykata sekuestron pasuritë e Bledar Seferit, anëtar i bandës shqiptaro-italiane të drogës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka sekuestruar pasuritë e Bledar Seferi (Hakorja), si dhe familjarëve të tij, njoftoi SPAK.

Seferi ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi. Ai është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Pasuritë e sekuestruara janë:

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës.

Arë dhe Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës.

Ullishte me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

5 automjet të markave të ndryshme.

2 llogari bankare në shumën 3.103.244 lek dhe në shumën 21.022 euro.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme