Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, me seli në Hagë do të japë sot (28 shtator) masën arrest me burg, për Salih Mustafën, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprorin e UÇK-së.
Ai u arrestua në 24 shtator nga EULEX me akuzën për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës.
Mustafa ka afat 30 ditë për të apeluar vendimin e gjykatës Speciale. Avokati i akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, tha për Koha.net se gjykata vendos arrest me burg vetëm për persona që dyshohen se mund të arratisen.