Gjykata Speciale për krimet e luftës, e ardhmja evropiane e Kosovës në rrezik

Gjykata Speciale për krimet e luftës, e ardhmja evropiane e Kosovës në rrezik

Vendet kryesuese të BE dhe SHBA kanë paralajmëruar Kosovën për “pasoja të rënda” në qoftë vendi vendos të shguqizojë Gjykatën Speciale për zbardhjen e krimeve të luftës.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve të Kosovës … të flasin kundër kësaj iniciative dhe të informojnë sinqerisht qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, duke përfshirë integrimin ndërkombëtar dhe euroatlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë rrugë,” theksohej në deklaratën e Francës, Gjermanisë, Italië, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve të enjten (4 janar).

“Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte e vetmja mënyrë që Kosova të demonstrojë angazhimin e saj për … sundimin e ligjit dhe vazhdimin e marrjes së mbështetjes ndërkombëtare,” vazhdon më tej deklarata.

BE krijoi Institucionin Gjyqësor Speciale të Kosovës (KRSJI) në Hagë për të zbardhur akuzat se anëtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin të përfshirë në marrjen dhe shitjen e organeve të të burgosurve serbë gjatë luftës së Serbisë me Kosovën në vitet 1998-1999.

Gjykata filloi punën në fillim të vitit 2017 dhe së shpejti do të lëshojë paditë e para.

Por në dhjetor partia në pushtet AAK e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj u përpoq të hedhë poshtë një ligj të vitit 2015 që mbështet bashkëpunimin e Kosovës me gjykatën.

Propozimi I AAK nuk mori vota të mjaftueshme, por BE dhe SHBA-të kanë frikë AAK do të insistojë për t’ja arritur qëllimit në janar.

Kryeministrit Haradinaj i tha gazetarëve, pas një vizite në komunën e Gjakovës, në Kosovë të enjten: “Unë kam qenë kundër [KSRJI] kur isha në opozitë e jam kundër tij dhe tani”.

Vëllai i tij, Daut Haradinaj, deputet, shkoi edhe më tej, duke thënë javën e kaluar se “arrestimi i parë i gjykatës speciale” do të “aktivizonte” ish-guerrilat e UÇK-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithashtu u bashkua me nismën në dhjetor duke falur pesë burra të burgosur në Kosovë për vrasjen e familjes së një simpatizanti serb në vitin 2001.

Daut Haradinaj dhe Thaçi, janë të dy ish-komandantë të UÇK-së, dhe pritet të përballen me çështje në Gjykatën Speciale.

Deklarata e së enjtes e BE dhe SHBA pasoi deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë më 29 dhjetor.

SHBA kishte paralajmëruar më parë se braktisja e bashkëpunimit me gjykatën “do të ketë pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës”.

Duke iu referuar deklaratës së Daut Haradinajt, ambasada theksoi se “kërcënimet për dhunë janë tërësisht të papranueshme”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për ata që do të sakrifikojnë të ardhmen e vendit të tyre dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në favor të interesave personale”, shkruhej në deklaratë.

Mosmarrëveshja për gjykatën hap një linjë të tretë konfrontimi midis Kosovës dhe BE, pas dialogut jo shumë të realizuar me Serbinë dhe mosratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit.

Pavarësisht premisave, ndonëse të largëta, të Kosovës për tu anëtarësuar në BE, BE ka theksuar nevojën e refomave nga qeveria kosovare dhe zgjidhjen  e mosmarrëveshjeve.

“Udhëheqësit e Kosovës duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përmbushur kërkesat e fundit për liberalizimin e vizave dhe nuk duhet të mbajnë peng njerëzit e tyre,” tha Nataliya Apostolova, e dërguara e BE-së në Kosovë, më 29 dhjetor, duke iu referuar kthesës në kufi të Malit të Zi.


Ky artikull u botua tek euobserver.com dhe u përkthyer nga Exit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>